Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, dalin fotot e dy të arrestuarve

Personat që shihni në foto, janë personazhe që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Bëhet fjalë për Ilir Beqarajn alias Brahimin, alias Mançellarin, është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Bejtjas më 15 mars në oborrin e shtëpisë në Larushk të Fushë-Krujës.

Beqaraj është kushëriri i Ylli Brahimit, i njohur ndryshe si krahu i djathte i Ervis Martinajt.

Ndërkohë, Edison Haxhiu, është shoqëruar për këtë ngjarje, pasi mjeti i tij rezulton se është përdorur nga Beqaraj.

Ilir Beqaraj

 

Edison Haxhiu


Shtuar 20.03.2024 11:42