Zbardhet dosja e plotë e Prokurorisë së Posaçme për ngarjen e ndodhur në korrik të vitit 2020 ne Elbasan ku më urdhër të Erion Alibejt u ekzekutuan Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Në dosje zbulohet se si u kthyen nga armiq në miq Erjon A;libej dhe Nuredin Dumani. Nga plani për atentate ndaj njeri tjetrit, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej janë kthyer në miq që jepnin porosi për kryerjen e vrasjeve në Elbasan.
Organizator i vrasjes ishte Nuredin Dumani ndërsa në dosjen e SPAK thuhet se Erjon Alibej sa ishte në liri kishte krijuar dyshime se njëri prej personave që kishte pas organizuar vrasjen e vëllait të tij Endritit, xhaxhait Andreas dhe turkut Erdal Durunay, në Bradashesh ishte pikërisht Nuredin Dumani.
Elio Bitri një i njohur i përbashkët mes Erjon Alibejt dhe Nuredin Dumanit e kishte vënë në dijeni të fundit për dyshimet që Erjon Alibej kishte ndaj tij.
Gazetarja Keti Banushi raporton se në fillim të vitin 2020 Nuredin Dumani, me ndërmjetësinë e Elio Bitrit vendosi të shkonte ta takonte vetë Erjon Alibej tek shtëpia e tij, për t’i thënë se në kohën e ndodhjes së ngjarjes ndaj vëllait e xhaxhait të tij, kishte qenë në burg në Francë dhe për këtë kishte dhe fletëdaljen nga burgu, të cilën edhe ia tregoi dhe Erjon Alibej dhe ky i fundit hoqi dyshimin ndaj tij.
Me këtë rast ata jo vetëm që i dhanë fund mendimeve armiqësore ndaj njëri tjetrit por folën gjatë mes tyre dhe shpeshtuan takimet. Në vijim Erjon Alibej i tregoi Nuredin Dumanit për dyshimet e forta që kishte se vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tij e kishin pas organizuar vëllezërit Çopja nga Elbasani, me bashkëpunëtorët e tyre, dhe se i përfshirë bashkë me ata kishte qenë dhe Emiljano Ramazani, si person që u kishte dhënë atyre informata mbi vendndodhjen e viktimave.
Në deshminë e tij para gjykatës Dumani ka deklaruar se viktimën Emiljano Ramazani e kishte pas njohur dhe se vetë ai kishte pas organizuar vrasjen e tij për llogari të Erjon Alibejt dhe me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kishin djegur pas ngjarjes dhe automjetin që e përdorën në krim, shruan Report Tv. Sipas Dumanit, Erjoni i tregoi se vëllezërit Çopja ishin gati të paguanin për t’a vrarë dhe atë, ndaj kishte vendosur të vepronte para atyre duke vrarë Emiljano Ramazanin, që sipas tij kishte dalë hapur në krah të kundërshtarëve të tij.
Dumani ia kishte ngaruar ta krynin vrasjen Enrik Hoxha dhe Skerdi Tase. Erjon Alibej vuri në dispozicion 100,000 euro për t’ja dhënë ekzekutorëve; nga kjo shumë, para kryerjes së krimit iu dhanë 50.000 euro Enrikut dhe 50,000 euro të tjera i’u dhanë atij disa ditë pasi kreu krimin nga një person i dërguar nga Erjon Alibej. Emiljanon e ekzekutoi Skerdi Tasi dhe shofer me të ka qenë Enrik Hoxha; këta të dy ishin pajisur dhe me armë më parpara; makina që përdorën në krim ishte marrë disa ditë më parë në Durrës, i ishin lyer xhamat me spraj dhe i ishin vënë targa të vjedhura, dhe ishte parkuar në një magazinë në Elbasan, deri ditën e krimit të vrasjes; dita e kryerjes së krimit u vendos nga Erjon Alibej në bashkëpunim me Nuredinin, që urdhëroi Enrikun të kryenin ekzekutimin, ngaqë Enriku nuk kishte kontakte me Erjon Alibej.
Krimi u krye tek rotondoja e luleve ku i ndjeri kishte shtëpinë dhe pasi është kthyer nga palestra ku e pritën me makinë anës rrugës. Sipas Dumanit Skerdi Tasi dhe i është afruar tek makina dhe i ka qëlluar 6 herë në kokë me pistoletë TT; pas ngjarjes të dy kanë shkuar dhe e kanë djegur makinën diku në Vidhas pasi rrugës për këtu nuk ka pasë kamera dhe ishte vend i njohur më përpara nga Nuredini dhe Enrik Hoxha; siç ishte planifikuar më parë, brenda në makinë ishin lënë dy kallashnikove; nga aty kanë lëvizur me një makinë tjetër të marrë me qira dhe të lënë aty përpara se të kryhej krimi.
Armën tip TT që përdorën në krim Enriku e la në vendin e paracaktuar më parë në rrugën e Peqinit; siç ishte rënë dakort me Erjon Alibej, arma tip TT do të çohej e lihej tek servisi i Seit Manahasa dhe atë e çoi aty Klevis Kapllani,që deklaroi se është vrarë më pas; për vendosjen e armës tek servisi i Manahasa, Erjon Alibejn e njoftoi Nuredini dhe Erjoni njoftoi për armën aty një punonjës policie Leonard Palushi.Policia shkoi tek servisi i Manahasëve dhe gjeti armën e krimit të vrasjes së Emiljano Ramazanit aty.
Para vrasjes së Emijano Ramazanit dhe ndërsa rrinte në shtëpi të Erjon Alibej, Elio Bitri e vuri në dijeni se Kel Kamami që njihet si Keli I Kiçit kërkonte të lidhej/te fliste me të .Vetë Nuredini siç dhe Erjon Alibej e dinin që Kel Kamami ishte kushëri i Regis Runaj dhe ishte dhe shok i ngushtë i Talo Çelës (kundërshtarit të tij); megjithëse e konsideronte kundërshtar Kel Kamamin, në bisedë me Erjon Alibej në shtëpi të të fundit, ranë dakort që Nuredini të fliste në telefon me Kel Kamamin, që në dijeni të tyre duhej të ishte në Dubai; pasi mori vijën e sjelljes nga Erjon Alibej, komunikoi me shkrime në në telefon të kriptuar me Skychat me Kelin ndërsa ishte me Erjonin në shtëpi të tij dhe pa i treguar Kelit që pranë kishte Erjon Alibej që ndiqte live komunikimin mes tyre; I kërkoi Kelit t’i dorëzonte Talo Çelën dhe nuk do të kishte punë me Emiljanon dhe Regisin, megjithëse ishin në dijeni se i fundit ishte i sëmurë; në komunikim Keli i pranoi t’ia dorëzonte Talon, por me kusht që Nuredini të vriste Erjon Alibej;
Nuredini i shkruajti se e vriste, por nuk e njihte kush ishte Erjon Alibej; Keli i tha se do i jepte 2,000,000 (dy million) euro dhe do dorëzonte Talo Çelën po t’a bëntë këtë; kur Nuredini i kërkoi t’i jepte paradhënie 1 milion euro dhe t’i gjente e dorëzonte Erjon Alibejn, ai i tha “seriozisht”, dhe ia kaloi telefonin Hajdar Çopjas që së bashku me Franc Copja, në dijeni të tij dhe Erjon Alibej janë organizatorët e vrasjeve të familjarëve të Erjon Alibej; Hajdar Çopja pranoi t’i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t’i jepte provën që mundet t’a vriste Erjonin; Nuredini I këmbënguli se nuk e njihte por megjithatë kishte informacione se ku mund ta gjente; pas kësaj komunikimin me të shkruar me Çopjan e vijoi vetë Erjoni, derisa Çopja ia kaloi telefonin Kel Kamamit të vijonte me të; siç I sugjeroi Erjon Alibej, i vuri afat 10 ditë Kel Kamamit të dorëzonte Talo Çelën, përndryshe do vritej Emiljano Ramazani dhe kur i përmendi se do të vritej dhe kushëriri I tij Regisi, ai tha se kishte shumë kushërinj dhe “nuk i binte mendja për të”, ndaj i tha “vrite po deshe e t’u bëftë pushka top”.
Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnikovë të djegur.
Por kush ishte Emiljano Ramazani dhe përse u eliminua?
Cila është lidhja e tij me vrasjen vetëm 9 ditë më pas mikut të tij, Regis Runaj? Cila ishte përplasja e grupit të tij ku ai bënte pjesë me atë të vëllezërve Alibej? Dhe cilat ishin vrasjet që shoqëruan këtë përplasje e cila mori trajta tragjike?
Një i penduar i drejtësisë do të rrëfente vrasjet e Emiljano Ramazanit dhetë Regis Runaj. Ai që ishte personi i fundit që ishte takuar mbrëmjen e vrasjes me këtë të fundit. Ndërsa Regis Runaj nuk e kishte kuptuar se personat me të cilët po shoqërohej kohët e fundit, ishin porositur për eleminimin e tij.Ky i penduar do të ishte Euglen Halili. Që rezultoi të jetë edhe vrasësi i Regis Runaj.
Ku për t’iu afruar sa më shumë presë tyre, dhe për të shmangur çdo dyshim të tijin mbi ta, ai dhe personat e tjerë në krim, shfrytëzuan hobin e tij për motorrat dhe shpejtësinë. Pasditen para ngjarjes, sipas dëshmisë të siguruar ‘Në Shënjestër’, Regis Runaj u takua në orën 17.30 në Shënkoll të Lezhës me Egisel Llapushin. Sipas tij, Regisi ishte marrë me shpërndarje narkotikësh dhe ishte dënuar më herët në Zvicër për këtë krim. Gjatë dëshmisë së tij, Egisel Llapushi, deklaroi se natën e ngjarjes, Regis Runaj ishte në shoqërinë e tij, Keidi Hazizollit, Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit. Lidhur mbi këtë dëshmi, policia shoqëroi për të marrë në pyetje, Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin. Të cilët deklaruan se mbrëmjen e vrasjes së Regisit ata kishin shkuar në një park në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit, ku kishin konsumuar hashash.
Më pas Xhuliano Hoxha dhe Keidi Hazizolli kishin lëvizur bashkë, ndërsa Euglen Halili kishte lëvizur me viktimën Regis Runaj, me motor të drejtuar nga viktima. Menjëherë pasi morën këtë të dhënë, policia ushtroi kontroll në banesën e Euglen Halilit, nga ku në motorin e tij tip ‘Lifan’, poshtë pjesës së brendshme të sediljes, ekspertët gjetën gjurmë gjaku. Ku pas analizës së ADN-së, rezultoi të ishin të viktimës Regis Runaj. I gjendur përballë një prove të tillë të pakundërshtueshme, Euglen Halili, vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar se ishte ai vrasësi i Regis Runaj.