Vrasja e dyfishtë, Hoxha: Viktimat probleme me drejtësinë, në Elbasan veprojnë katër grupe

Gazetari investigativ Artan Hoxha  ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e dyfishtë që ka ndodhur një natë më parë në Elbasan ku si pasojë ka humbur jetën Lulzim Bitri Dhe Ardian Çollaku.

Hoxha nga ABC Live është shprehur se pas 5 muajsh heshtje në Elbasan po kthehet sërish ditët e trazirave mes grupeve rivale që tashmë nga dy janë shndërruar në katër grupe.

Sipas tij policia nuk mund të justifikohet me faktin se viktimat kishin të kaluar kriminale.

“Elbasani po thyente rekord pozitiv, pasi po kalonin 5 muaj nga ngjarja e fundit. Atentati i fundit më 11 maj ku u ekzekutua Everst Çaka, një atentat i ngjashëm me këtë ishte një person i ardhur nga jashtë dhe atentatorët e vranë në sy të bashkëshortes. Një atentat që lidhet me konfliktet mes dy grupeve që kanë shënuar shumë viktima. U duk se ishte një qetësi, por që ngjarja e mbrëmshme tronditi sërish Elbasanin.

Kemi pasur dy grupe që janë goditur dhe nga rivalet dhe nga institucionet ligjzbatuese, duke pasur viktima dhe drejtues në burg, ku u duk sikur ishte një balancë por atentati i djeshëm na ktheu në ditët e trazuara.

Nuk ka më dy grupe në Elbasan por janë bërë katër grupe, po i referohem Xhafajt kur ka përmenduar grupin Çapaj dhe Çela por ngjarja e djeshme nuk ka lidhje me këtë gjë. KÇK dhe OFL nisën nga Elbasani sepse ishte një fushatë pastrimi para zgjedhjeve. Në rastin konkret nuk ka justifikim për policinë që viktimat kanë viktima ,me të kaluar kriminale”, ka thënë ai.

Ndër të tjera gazetari është shprehur se është e vështirë që të flasim për shenjestrën e atentatit, pasi të dy ishin persona që kishin probleme me drejtësinë dhe ishin të përfshirë në ngjarje kriminale.

Gazetari Hoxha thekson se të dy viktimat mund të kenë pasur lidhje dhe njohje me grupet e famshme në Elbasan, por nuk mund të japim me siguri emrin se cili nga personazhet ka qenë shenjestër, pasi mund të ketë qene Bitri për ngjarjen e Tetovë, ose Çollaku për atë të majit.

“Është shumë shpejt për të folur, janë disa pista hetimi. Nga mënyra që u krye është përsëritje skene në zonën e Elbasanit. Varianti tjetër është se makina dhe armët nuk gjenden fare, kjo do të thotë se nuk kanë siguri të largohen pasi kanë frikë të largohen. Djegia e makinës bëhet për të mos lënë gjurmë, zjarri fshin gjurmët e gishtërinjve në makinë. Kur gjendet makina përmes numrit të serisë kërkohet që të gjenden dhe autorët pasi është një gjurmë.

Një pistolet dhe një kallashnikov silenciator të dy viktimat kanë qenë në survejim, autorët kanë qenë minimalisht tre veta dhe mund të kenë përdorur 2 automjete. Lulzim Bitri është një personazh i arrestuar para tre vitesh për një vrasje, është akuzuar dhe liruar për atë vrasje, nuk mund të them se ai mund të ketë qenë ai shënjestra. Vëllai i Lulzim Bitrit dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 2016 ku u vranë tre anëtarë nga fisi Capja por akoma s’ka konfirmim. Ardian Çollaku ka qenë i dënuar për trafik narkotikësh në Itali dhe i dënuar me 23 vite burg. Është dyshuar për aktivitet narkotikësh nga Turqia në Elbasan, nga Afganistani në drejtim të BE, por që i kanë shpëtuar drejtësisë dhe ndodheshin të lirë

Kemi dy të vrarë në Elbasan dhe kemi një makinë të djegur, dy armë të gjetura dhe nëse zinxhiri nuk ndërpritet do të kemi sërish vrasje dhe viktimë.

Këto persona kanë pasur njohje me grupet e njohura në Elbasan, por nuk mund ta përcaktojmë nëse këto janë apo jo me një palë. Talo Çelën e njohin shumë njohje, atëherë a do të ketë gisht Nuredin Dumani në ngjarje por kjo është e pasigurtë. Nuk i dihet nëse është Bitri dhe janë ato të Tetovës apo është Çollaku dhe a ka lidhje me ngjarjen e majit. E kaluara e tyre e ndihmon hetimin për të pasur një portret të saktë të viktimave dhe për të kuptuar cili është i interesuar që ti godiste”, është shprehur Hoxha./abcnews.al


Shtuar 5.10.2021 11:58