Vrasja e Carolinës nga bashkëshorti, prindërit e 20 vjeçares mbajnë shpresat te 15 korriku

Kanë kaluar  rreth  2 muaj nga vrasja e 20 20-vjeçares Caroline, ku tashmë dihet se ishte bashkëshorti i saj ai që e vrau dhe sajopi skemën e krimit.

Prindërit e të ndjerës duan të dinë shkaqet që  sollën vrasjen, teksa nuk janë aspak të bindur nga rrëfimi i pilotit. Sipas mediave greke, ata nuk mendojnë që e gjitha ka lindur nga një konflikt i çastit mes tyre.

Më 15 korrik, pritet që prokurori të marrë përsipër çështjen dhe të kërkojë të dhënat e llogarisë bankare të pilotit, për të parë dhe të gjitha depozitat e tij.

Aktualisht, Babis, po mbahet në zonën vip të burgut Kordallos. Kujtojmë se vrasja e rëndë ka ndodhur në muajin maj. Fillimisht piloti inskenoi të gjithë ngjarjen, duke pretenduar se vrasjen e kishte kryer një grup grabitësish.

Për 37 ditë me radhë, policia besoi këtë version, por hetimet, nxorën në pah diçka tjetër. Kamerat e shtëpisë, por edhe ora biometrike që Caroline mbante në duar, tregonte tjetër gjë nga rrëfimi i pilotit. Më pas ai rrëfeu të gjithë vrasjen dhe vijimi i historisë dihet.


Shtuar 10.07.2021 22:51