Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit/ Zbardhjet ngjarja, shpallet në kërkim autori

Është zbardhur vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit.

Burime për gazetaren e ABC, Xhensila Kodra bëjnë të ditur se është bërë i mundur identifikimi i personit që ka vrarë Sanajn pranë banesës ku jetonte tek Kodra e Diellit në Tiranë.

Të lidhura

None found

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim policor ndërsa, ka dyshime të forta se ai është arratisur drejt Belgjikës.

Sipas burimeve, shkak për sherrin që më pas solli edhe vrasjen e të riut është bërë një sherr i 10 viteve më parë. Në Shëngjin të Lezhës ka pasur një konflikt mes vëllait të Briken Sanajt dhe Gentian Kolës. Sipas burimeve, në kërkim policor është zbardhur vëllai i Gentian Kolës.

Por si ra policia në gjurmët e autorit të dyshuar?

Edhe pse me anë të një njoftimi zyrtarisht, Policia e Tiranës thotë se janë duke identifikuar autorët, burime të besuara pranë grupit hetimor bëjnë me dije për ABC se në gjurmët e autorit të dyshuar të vrasjes shkuan nga provat e gjetura në makinën “Benz” të përdorur nga autorët e krimit të cilën e dogjën më pas në Qafë-Kashar.

Sipas burimeve, mjetit iu verifikua numri i shasisë ku rezultoi se pikërisht ajo makinë ishte blerë në Kosovë. Pasi janë zbuluar pronarët e mëparshëm të mjetit në Kosovë janë marrë në pyetje ku kanë konfirmuar se mjeti ishte blerë nga Agustin Kola.

Sipas burime ka rezultuar se ai ka dalë jashtë territorit shqiptar 3 ditë pas vrasjes së Briken Sanajt.


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbahsegelkahraman haber