Vrasja e 7-vjecares me skaf, si po vret policia qytetarët: 5 pyetjet publike që mbeten pa përgjigje

Vrasja e një fëmije në Himarë nga një skaf i drejtuar nga një polic i Shtetit shqiptar, ishte ngjarja më tronditëse e ditës së martë, e cila ka ngritur në këmbë mbarë opinionin publik.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia, është vrarë ditën e sotme ndërsa luante buzë detit në Himarë, nga skafi i drejtuar nga Komisari i Policisë në Elbasan, Arjan Tase.

Një ngjarje e cila në bën të gjithëve të reflektojmë a jemi më të sigurtë në këtë shtet, pasi jo vetëm krimi, por tani po na vrasin dhe policët.

Shqipëria u trondit sërish ditën e sotme, pasi një familje e cila kishte zgjedhur jugun e Shqipërisë për të pushuar ka përjetuar një tragjedi, pasi vajza e tyre 7-vjeçe ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është përplasur nga një skaf në breg të detit.

Ai që drejtonte skafin i cili vrau 7-vjeçaren e pafajshme ishte Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Kjo e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje, pasi ai i cili paguhet me taksat e shqiptarëve për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, jo vetëm në tokë, por në çdo centimetër të territorit të Shqipërisë, shkel çdo rregull dhe ligj të shtetit shqiptar dhe kërkon të bëjë cirk në breg të detit duke i marrë jetën një vajze të pafajshme e cila ishte duke luajtur me dallgët.

Duhet theksuar se bazuar në rregulloren e vendosur nga vetë Policia e Shtetit, asnjë mjet lundrues nuk lejohet të lëvizë në afërsi të bregut të detit, aty ku lahen pushuesit.

Ngjarja e sotme tregoi edhe njëherë se sa e pasigurtë është jeta në Shqipëri, pasi sot nuk duhet të ruhemi vetëm nga kriminelët, lacat, të papërgjegjshmit që lëvizin rrugëve të Tiranës, por edhe nga ata që paguhen nga taksat tona për të na ruajtur ne, efektivët e Policisë së Shtetit.

Kjo nuk është vrasja e parë që policët vrasin në mes të ditës, por është hera e parë që ata vrasin edhe në det jo vetëm në tokë.

Polici vret Klodian Rashën

Në 8 dhjetor të vitit 2020 efektivi i policisë në detyrë Nevaldo Hajdaraj i merr jetën të riut Klodian Rasha, vetëm pse ky i fundit kishte dalë të pinte një cigare jashtë mureve të shtëpisë, pasi në atë periudhë nuk lejohej lëvizja e qytetarëve pas orës 23:00 të mbrëmjes për shkak të masave anti-Covid.

Një ngjarje e cila fillimisht u shit nga policia si përplasje me armë mes vrasësit me uniformë dhe qytetarit, pasi në vendngjarje u gjet dhe një armë tjetër, por që më vonë u vërtetua që nuk i përkiste viktimës.

Vrasja e Jurgen Dukës

Një tjetër ngjarje e rëndë do të ndodhte sërish në Tiranë vetëm 1 vit më vonë pas vrasjes së Klodian Rashës.

Në 14 dhjetor të vitit 2021 në një supoermarket në Sauk, efektivi i policisë Arbër Sula vret me armën e shërbimit (Edhe pse nuk ishte në detyrë, pasi shërbente në Komisariatin e Dibrës), Jurgen Dukën, vetëm pse ky i fundit nuk i liroi radhën për të paguar.

Policia vrasëse apo ruajtëse e jetës së qytetarëve

Ngjarja e ditës së sotme tregoi edhe njëherë se brenda Policisë së Shtetit nuk punojnë vetëm ata që ditën punojnë për të marrë taksat e qytetarëve dhe natën i shërbejnë krimit, por edhe njerëz të papërgjegjshëm, të cilët tashmë “pushtetin” e tyre nuk e shfrytëzojnë për t’i shërbyer shqiptarëve por për t’i vrarë ata.

Pas ngjarjes së sotme Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, përjashtoi nga radhët e policisë Komisarin Arjan Tase, po a mjafton vetëm kaq për të reformuar Policinë, dhe për të larguar nga ky institucion njerëz që nuk meritojnë jo vetëm të quhen policë, por që sot duhet të jenë pas hekurave?

Me të drejtë qytetarët shqiptarë pas ditës së sotme kanë të drejtë të pyesin, po tani ku duhet të rrinë që mos i vrasë policia, pasi vrasësit me uniformë nuk janë më vetëm në rrugë, por edhe në det.

Pas një viti të mundimshëm, nën frikën e koronavirusit nga njëra anë, tmerrit të çmimeve nga ana tjetër dhe pasigurisë së përgjithshme që e karakterizon këtë vend, një familje normale shqiptare niset për të pushuar disa ditë në jug me qëllim marrjen e energjive për të rinisur sfidën e të jetuarit në këtë vend edhe një vit tjetër deri në pushimet e radhës.

Dhe, pasi i ka mbijetuar “rrjepjes” prej çmimeve të çmendura që karakterizojnë jugun gjatë këtij sezoni, përballen me një fatkeqësi të tmerrshme siç është humbja e fëmijes për shkak të një trimi me uniformë, për të cilin nuk ekzistojnë ligje apo rregulla..se fundja..ai është polic..rregulli i pashkruar në këtë vend është se policët edhe mund të vrasin dhe nuk japin llogari kërrrkund.

Tani, para se bëjë rolin e agjencisë funerale duke u mjaftuar vetëm me njoftimin e vdekjeve apo të bëjë spektakël me përjashtime publike nga radhët e policisë të një polici pasi ka vrarë në sytë e qindar personave një fëmijë që po gëzonte mes dallgëve të plazhit të Potamit, Policisë së Shtetit i duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve:

1-Në pronësi të kujt ishte skafi që drejtonte polici Arjan Tase, me të cilin vrau fëmijën 7-vjeçar?

2-Nëse ishte në pronësinë e tij, a ka bërë policia një verifikim të mëparshëm pasurur në lidhje me këtë efektiv policie?

3-Nëse nuk ishte në pronësi të tij, kush ishte pronari i skafit dhe cili ishte raporti i policit në fjalë me pronarin e këtij mjeti lundrues? Sepse, sipas parimit “nuk ka drekë falas”, Tase i ka bërë një nder pronarit të skafit që meriton një sajdisje të tillë tani, kur edhe janë rritur ndjeshëm çmimet e karburanteve. A ka lidhje ky “nder” me periudhën kur ai drejtonte komisariatin e Himarës?

4-Pse një qytetar i thjeshtë duhet të kalojë përmes shumë filtrave për të hipur mbi skaf, kurse një efektiv policie mundet që ta drejtojë atë në mes të pushuesve, madje edhe pa patente?

5- Pse u riintegrua në radhët e Policisë së Shtetit nëse ishte përjashtuar më parë?

Këto përgjigje janë ato që do të bënin çdo shqiptar që të besonte se Policia e Shtetit e ka me vërte përjashtimin e tij nga radhët e uniformave blu, çdo qasje tjetër që i bën bisht këtyre pyetjeve është një gurë më tepër në varrin e 7-vjeçares së ndjerë.

Kreu i Policisë së Shtetit ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpreh mbështetje dhe inkurajon grupin hetimor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Pamje të rënda janë publikuar nga tragjedia që ndodhi sot në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare gjeti vdekjen teksa lahej në breg pasi u godit nga një skaf.

Pushues të shumtë kanë filmuar pamjet pak sekonda nga ngjarja tragjike, ndërsa i afrohen skafistit Arjan Tase, duke i kërkuar llogari për atë që kishte bërë. Mes të tjerash në këtë video pushuesit dëgjohen të thonë se drejtuesi i mjetit një ish-efektiv policie ka kanosur dhe familjarët e vajzës së mitur.

“Shikoni, shikoni monstrën si bën trimin akoma. Mbylle mor gojën, kërcënoji, kërcënoji ato që iu vrare fëmijën, plumbin do hash. Ke gojë dhe flet ti”, dëgjohen që ti thonë pushuesit drejtuesit të skafit.

“Çfarë janë këta mor, shihni dhe si rri, çfarë është ai mor, çfarë është ai?”.thotë një pushues tjetër.

“A ke fëmijë ti ore” dëgjohet një pushues të thotë.

Në një moment vetë Arjan Tase dëgjohet teksa thotë “Jam unë… Nuk doja”.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues , dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Për disa javë, njëri prej pushuesve mori trajtim në spitalin e Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë. Aktualisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut. Fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën.

Ky që shikoni në foton e mësipërme është Arjan Tase, efektivi i policisë i cili teksa drejtonte një skaf në plazhin e Potamit i mori jetën një fëmije 7-vjeçare.

Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Aktualisht, shtetasi Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.

Një fëmijë 7 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një skaf në Plazhin e Potamit në Himarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 14:00. Abcneës.al, ka siguruar edhe videon e momentit pak para tragjedisë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale Arjan Tase., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur fëmijën rreth 7 vjeçe, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është vënë në prangat e Policisë.

Sipas burimeve, shtetasi Arjan Tase, është një ish-shef i komisariatit në Himarë, ndërsa tashmë mban detyrën e Komisarit në Elbasan.

Ndërkohë qytetarët që kanë filmuar këtë ngjarje të rëndë dëgjohen teksa i drejtohen drejtuesit të skafit me fjalë ofenduese.

olicisë:

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mbarë opinioni publik është tronditur nga vdekja tragjike e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë.

7-vjeçarja u përplas për vdekje këtë mesditë nga një skaf në sy të prindërve, të cilët kishin shkuar në Himarë për pushime.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i skafit Arjan Tase ka thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku Arjan Tase goditi për vdekje një fëmijë 7 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:00 në plazhin e Potamit në Himarë. Dyshohet se Arjan Tase, duke drejtuar skafin ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur 7-vjeçaren, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi Arjan Tase, me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 7 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Aktualisht, shtetasi Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë” thuhet në njoftimin e AMP-së.

Arjan Tase nuk është emër i panjohur. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës. Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”.

Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës. Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre. Ai u rikthye në detyrë dhe më pas është transferuar në Elbasan.

Një fëmijë 7 vjeç humbi jetën ditën e sotme në Himarë, pasi e goditi një skaf në breg. Ngjarja e rëndë ndodhi në plazhin e Potamit dhe ka tronditur opinionin publik.

Si pasojë e goditjes fëmija humbi jetën në vendngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Arjan Tase.

Ky i fundit nuk është emër i panjohur. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës. Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”.

Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës. Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre. Ai u rikthye në detyrë dhe më pas është transferuar në Elbasan.

Një tjetër tragjedi nga pakujdesia ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, aty ku raportohet se një skaf ka aksidentuar një të mitur, i cili ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për një fëmijë 5-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Potamit dhe drejtuesi i mjetit lundrues është shtetasi A.T.  banues në Himarë, i cili është arrestuar.

Deklatata e policisë:

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ka ndërruar jetë 5-vjeçari, i cili u godit nga një skaf në plazhin e Potamit, në Himarë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 7-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit  për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit./abcnews.al/