Dy shpërthime në Tiranë

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se njëri prej shpërthimeve ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” ndërsa tjetri në rrugën “Kujtesa” në Kamzë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve në fjalë.

Njoftimi i Policis:

Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., dyshohet se shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/