Prindërit e Hasime Dafkut kanë folur për mediet, dy javë pas vrasjes së të bijës, e cila u vra nga vrasësi serial i grave, Dan Hutra.
Dan Hutra, vrau më 1 mars me gjakftohtësi kunatën Hasime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.
Gjithashtu ai vrau edhe Etleva Kurtin dhe plagosi me thikë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.
Në një intervistë për News 24, prindërit në një lidhje direkte nga Kukësi kanë treguar si e morën vesh lajmin për vdekjen e Hasimesë, fëmija i dytë nga 7 vajza. Ata deklaruan se Hasimeja dhe as ata nuk ishin asnjë informacion për konfliktet e kunatës së saj me ish-burrin.
Babai, Petriti: Po pija kafe në divan, kur dëgjoj fëmijët në dhomën tjetër duke bërtitur. Shkoj i pyes, më thonë më duket se Hasimja është plagosur. Hapa televizorin dhe dëgjova familjen Hysa. Në mbrëmje erdha në Tiranë dhe e gjeta në morg. Ramë dakord me familjen Hysa dhe e bëmë varrimin këtu. Vajza ime ishte e pafajshme. Ishte e martuar prej 2 muaj e gjysmë, më 19 dhjetor e kam martuar në familjen Hysa. Vëllai im e kishte parë në televizor dhe i kishte telefonuar vajzat.
Nëna: 10 minuta para se të vdiste Hasimeja po flisja me të. Isha në Kosovë te vajza tjetër e po flisnim në grup. Po flisnim, po bënim humor, po qeshnim. 10 minuta para se të vritej kam folur në telefon. Duam drejtësi. Më pyeti si po ia kalon te vajza tjetër, çfarë ke bërë. Ishte duke qeshur, si ma mirë. Ishte e gëzuar që kishte shkuar në atë derë. Kur fola unë ka qenë brenda në divan. Brenda 10 minutash kemi marrë vesh që Hasimja ka vdekur. 11 e 17 minuta kemi nisur të flasim, 16 minuta kemi folur me të. Ka qenë një telefonatë me kamerë. Ishte Hasimja, edhe pjesëtarët e tjerë i dëgjonim duke folur. Asnjë shqetësim nuk ka pasur, jam shumë e gëzuar thoshte, shkonte shumë mirë me burrin e saj.
/albeu.com/