Vrasja e 26-vjeçarit në Bulqizë, dalin fotot e autorit dhe viktimës

Fotot që shikoni më poshtë janë të autorit dhe viktimës së ngjarjes së orëve të para të mëngjesit në Shupenzë të Bulqizës.

30-vjeçari Dorjan Dema, vrau me kaçavidë 26-vjeçari Dritan Manjanin.

Viktima

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë gjatë natës në të njëjtin lokal së bashku me të tjerë. Më pas ata janë larguar dhe në hyrje të fshatit janë konfliktuar. Sherri mes ture ka agravuar duke bërë që 30-vjeçari të vriste të riun.

Autori

Dyshohet se dy të rinjtë kanë pasur konflikte të vjetra me njëri-tjetrin.

“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.


Shtuar 15.08.2023 09:40