Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, zbardhen detajet e konfliktit dhe gjendet një thikë pranë viktimës

Hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, i cili u vra pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, kanë nxjerrë në dritë të dhëna të reja. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, i riu dyshohet se është përfshirë në një përplasje me autorin pak përpara se të ndodhte krimi.

Një element tjetër që po shqyrtohet nga grupi hetimor lidhet me një thikë, e cila dyshohet se ndodhej në posedim të viktimës dhe u gjet në dorën e tij pas ngjarjes.

Të lidhura

None found

Ekspertët po verifikojnë nëse arma e ftohtë është përdorur gjatë konfliktit, ndërsa përpiqen të rindërtojnë të gjithë dinamikën e përplasjes mes dy të rinjve. Sipas të dhënave të mëparshme, viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë dhe janë rritur së bashku. Ky i fundit dyshohet se ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po vijon operacionin për arrestimin e tij. Në zona të ndryshme janë ngritur postblloqe, ndërsa kontrollet po kryhen në akset rrugore dhe në territorin përreth. Në kuadër të hetimit, grupi hetimor po merr edhe pamjet e kamerave të sigurisë, për të dokumentuar lëvizjet e dy personave dhe për të zbardhur rrethanat e konfliktit që përfundoi me vrasje.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetour servicesmarsbahiscasibomvbet girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş