Vrasja e 20 vjeçares në Greqi, hetimet zhvendosen në Kretë

Vijojnë hetimet për vrasjen  e 20 vjeçares nga Anglia në Greqi, Karolinës. Mësohet se së fundmi, hetimet janë zhvendosur në ishullin e Kretës.

Raportohet se burgjet e Alikarnassos dhe burgjet e tjera në vend u është kërkuar një listë e të burgosurve të liruar të vitit të kaluar, të cilët janë burgosur për krime të ngjashme, të tilla si grabitje dhe vrasje. Të njëjtat burime informacioni deklarojnë se, në të njëjtën kohë policia greke po përpiqet të gjejë “informatorë” nëpër burgje pasi të gjitha bandat kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ndërkohë që bashkëshorti i Karolinës, Haralambos Anagnostopoulos gjatë një deklaratë që ka dhënë ka nënvizuar besimin e tij te policia si dhe ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen që u kanë dhënë.

“Mbështetja që kam marrë në ditët e fundit është e pabesueshme. Unë e di se sa njerëzit duan të ndihmojnë. Ju faleminderit të gjithëve. Hetimi është duke vazhduar dhe unë jam i sigurt që oficerët e policisë kanë informacione dhe detaje në duart e tyre, të cilat, megjithatë, i trajtojnë me fshehtësinë e nevojshme,” tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi disa ditë më pare. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

Shtuar 19.05.2021 20:13