Vrasja e 18-vjeçarit, merren në pyetje autorët dhe e dashura e Aurelios

Policia e Tirarës ka arrestuar katër të rinjtë në lidhje me vrasjen e Aurelio Dervishit. Në mesin e të arrestuarve është edhe i mituri që qëlloi për vdekje me thikë 18-vjeçarin.

Gazetari Esido Barkaj, mëson se vajza me të cilën Dervishi kishte lidhje dhe ishte “mollë sherri” mes viktimës dhe grupit tjetër të të rinjve, ka dhënë dëshminë e saj ku ka treguar gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ajo ka deklaruar në polici se si është njohur me viktimën dhe po ashtu, lidhjen që ka patur me njërin prej të rinjve të arrestuar që ndodheshin në makinën tip Volkswagen Tiguan.

Në pyetje janë marrë edhe të arrestuarit, ku kanë rrëfyer sherrin që agravoi deri në përdorimin e thikave.

Burime bëjnë me dije se dy grupet e të rinjve fillimisht kanë qenë në semafor, ku kanë shkëmbyer fjalë dhe ofendime. Më pas kanë ndaluar pak metra më poshtë për tu sqaruar.

Gjatë konfliktit fizik, njëri nga të miturit ka qëlluar në kraharor me thikë Aureljo Dervishin. Katër të rinjtë akuzohen për vrasje e kryer në bashkëpunim.