Vrasja e 18 vjeçares në Kosovë, Capital T: Autorët po zbardhen, por s’po mundemi t’i mbrojmë vajzat

Reperi i njohur Capital T ka thënë se shteti i Kosovës nuk po mundet me i mbrojt gratë dhe vajzat nga dhuna.

Ai ka qenë një prej shumë figurave publike që kanë reaguar në lidhje me vrasjen e 18-vjeçares nga Kosova me inicialet M.O.

Capital T, ka shkruar “Fytyrën po na zbardhin po me i mbrojtë spo mujm”.

Kujtojmë se shtetasja M.O, 18-vjeçare, është vrare ditën e djeshme në Ferizaj.

Ajo është dërguar pa shenja jete në spital nga Dardan Krivaqa, 29-vjeç, me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër Sejdiu, 32-vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga./albeu.com


Shtuar 23.08.2021 17:19

Tags: