Vrasësit e Ardian Nikulajt në gjykatën e Londrës, me 25 mars nis shqyrtimi i çështjes për ekstradimin e tyre

Gjykata e ekstradimeve në Londër e ka vlerësuar të plotë dosjen dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të kërkuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin me 19 prill te vitit 2023. 25 Marsi eshte data e nisjes se shqyrtimit në themel të kërkesës së shtetit shqiptarë.

Hetimet e prokurorisë së Lezhës për këtë vrasje kanë mbërritur në përfundimin se katër britanikët erdhën në Shqipëri dhe dyshohet se vepruan për të mbajtur në vëzhgim viktimën.

Ndërkohë portugezi Ruben Saraiva me nënshtetësi portugeze dhe rezidencë Angli dyshohet se është ekzekutori Nikulajat. Ai u ekstradua nga Maroku në Shqipëri fund-vitin e shkuar.

Shteti shqiptar do ta mësojë vendimin e gjykatës së Londrës nëse do të jetë në favor apo jo të ekstradimit të tyre fundin e muajit Prill.

Edhe nëse vendimi do të jetë pro ekstradimit të katër britanikëve dhe shqiptarit Edmond Haxhia, beteja ligjore do të zhvendoset në Gjykatën e Apelit. Në këto kushte, të kërkuarit e kësaj dosje nuk do të jenë në dispozicion të drejtësisë shqiptare deri në fund të këtij viti.


Shtuar 21.03.2024 19:28