Vranë të riun pas krimit që kreu i vëllai, gjendet makina e autorëve të atentatit në Peqin (VIDEO)

Është gjetur e djegur makina me të cilën autorët kanë ekzekutuar të riun në Peqin në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Viktima është shtetasi Albi Bashaliu, 35 vjec banues në fshatin Gjoçaj Peqin, trupi i të cilit është gjetur në rrugët e fshatit.

Policia bëri me dije se i riu është vrarë në rrethana ende të paqarta por burime për albeu.com bëjnë me dije se i riu mund të jetë vrarë për hakmarrje.

Vëllai i tij, shtetasi Leonard Bashaliu është arrestuar në vitin 2017 pasi ka vrarë shtetasin Albert Xhahysa.

Vrasja e Albert Xhahysës

Prej vitesh ishin në konflikt për gërvishtjen e makinës. Ylber Xhahysa i kishte gërvishtur makinën Leonard Bashaliut. Kjo gjë nuk ishte harruar nga dy banorët e fshatit Gjocaj të Peqinit, të cilët  debatonin gjithmonë për ngjarjen banale.

Sot ishte sherri i fundit që përfundoi tragjikisht. Ylber Xhahysa u ekzekutua mëngjesin e 8 qershorit në një lokal të fshatit. 44-vjecari nis të konfliktohej me Leonard Bashaliun. U përplasën për disa minuta me karrige.

Pas kësaj, 36 vjeçari nxorri armën dhe qëlloi 4 herë. Xhahysa u dërgua nga banorët e fshatit në spital, por humbi jetën disa minuta pasi mbërriti.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2021, rreth orës  08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin,  në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve. /albeu.com/


Shtuar 27.12.2021 10:42