Dy të rinjtë, vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera janë dënuar nga Gjykata me 37 vjet burg për vrasjen e taksistit të familjes, pasi dyshonin se ky i fundit kishte një lidhje me të ëmën e tryre. Vrasja e 71-vjeçarit, Abdulla Budlla, ndodhi në gusht të vitit 2020 në zonën e Fushë-Prezës në aksin Vorë-Fushë Krujë.
33-vjeçari dhe 22-vjeçari gjatë fjalës mbrojtëse i kërkuan gjykatës të merrte parasysh si rrethanë lehtësuese gjendjen emocionale të secilit kur ata mësuan të vërtetën.
Të lidhura
None found
Sipas Saimir Sherës gjithçka ndodhi pasi në fshatin ku banonin u përhap thashethemi se taksisti kishte lidhje dashurie me nënën e tyre.
Ai tha në gjykatë se kur u kthye nga Greqia kuptoi që historia ishte përhapur në zonë dhe ngado flitej për Abdulla Budllën dhe të ëmën e tij , por ndërkohë ai mësoi se viktima kishte ngacmuar edhe një anetar tjetër te familjes.
“I ngjita makinës me qira frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit”, u rrëfye në gjykatë i riu i cili tregoi se më i vogli nuk dinte asgjë.
“E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997”, tha 33-vjeçari.
