Dy burra, njëri prej të cilëve është nga Romford, janë shpallur fajtorë për vrasje pas një bastisjeje të dështuar në një shtëpi bari. Renato Geci u vra me thikë më 22 mars të vitit të kaluar. Sot, Gjykata ka vendosur që Shaddai Smith, 32 vjeç dhe Jason Sebran, 38, të shpallen fajtorë për vrasjen e 21-vjeçarit, Renato Geci.
Sipas mediave britanike, autorët ishin pjesë e një grupi prej shtatë vetash me tre makina dhe një furgon, të cilët u hynë në një pronë në Granville Avenue në orët e para të mëngjesit të 22 marsit. Adresa po përdorej si një fermë marihuane për të rritur më shumë se 200 bimë me vlerë deri në 95,000 £.
Megjithatë, plani i tyre u prish kur gjetën Renaton dhe vëllain e tij Vilson Gecin brenda pronës. Vëllezërit Geci kishin fjetur, por kur dëgjuan zhurma shkuan për të kontrolluar. Më pas, mes dy grupeve nisi një përleshje të dhunshme, në të cilën Renato u godit me një kaçavidë dhe një thikë dhe 29-vjeçari Vilson u spërkat me një lëng, që më pas u zbulua se ishte acid.
Të pandehurit kanë ikur nga dritarja.
“Në të njëjtën kohë, ata burra nuk po vepronin në interes të publikut. Në vend të kësaj, ata shkuan për të bërë para”, shtoi prokurori. Pas arrestimit të tij, Smith pranoi se do të vidhte drogën dhe pretendoi se ishte sulmuar. Sebran i tha policisë se dikush tjetër kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai priste jashtë në makinën e tij. Megjithatë, përshkrimi i Vilson Gecit për tatuazhet e një sulmuesi përputhej me shkronjat dhe numrat në krahët e Sebranit dhe përkonin me emrat dhe ditëlindjet e dy fëmijëve të tij.
Anëtarët e jurisë iu tha se të dy burrat janë deklaruar fajtorë për vjedhje por koha e dënimit ende nuk është përcaktuar nga Gjykata.