Vranë me thikë Luljeta Prezën, lihen në burg dy autorët

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes s Luljeta Prezën tek Ura e Dajlanit.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Aldo Brahimi dhe 45-vjeçarin Ylli Grabovari.

Ata akuzohen se pak pas mesnatës së të martës (3 gusht) vranë me thikë Luljeta Prezën dhe e braktisën aty.

Dëshmitare të vrasjes së Luljeta Prezës ishin edhe 3 vajza, mes tyre një 15-vjeçare.

Kujtojmë se mes Luljetës dhe dy autorëve ka nisur një konflikt.

Dy personat i kanë kërkuar paratë e mbledhura, por asaj i janë dashur për t’u kuruar pasi kishte pësuar një aksident në Durrës disa ditë më parë dhe ka dashur të mbajë një pjesë të parave, por ata nuk kanë pranuar.

Pas konsumimit të lëndëve narkotike kokainë, konflikti ka degraduar në dhunë, teksa dy autorët e kanë goditur me thikë Prezën dhe e kanë lënë të vdekur në vend./albeu.com

 

 

 


Shtuar 7.08.2023 13:22