Vranë ish-policin para bizneseve mes Laçit, gjendet e shkrumbuar makina e autorëve (VIDEO)

Pak minuta pas vrasjes në Laç ku ndërroi jetë Xhelal Reçi është gjetur makina me të cilën autorët kryen krimin.

Makina është gjetur në Milot pas krimit që u krye pranë biznesit të tij, pak metra larg komisariatit të policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kurbin

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit, në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 1.11.2021 09:31