Vranë brutalisht 16-vjeçarin në ditën e lindjes, marrin dënimet 3 adoleshentët

Tre adoleshentë në Finlandë vitin e shkuar vranë brutalisht një 16 vjeçar në ditën e tij të lindjes.

Ata kanë marrë dënimet përkatëse për krimin e kryer atëherë.

Të pandehurit, të cilët të gjithë kanë lindur në 2004 dhe e njihnin viktimën, morën dënime me dhjetë, nëntë dhe tetë vjet në një gjykatë në kryeqytetin Helsinki.

Rasti shihet si jashtëzakonisht i pazakontë në Finlandë, për shkak të moshës së agresorëve dhe natyrës së krimit.

Policia e kishte përshkruar sulmin e zgjatur dhe fatal ndaj viktimës së re dhjetorin e kaluar si “brutal”.

Të tre të pandehurit kishin pranuar më parë se kishin sulmuar viktimën, por të gjithë e kishin mohuar vrasjen.

Natën e incidentit, adoleshentët kishin festuar ditëlindjen e 16 -të dhe thuhet se kishin konsumuar të gjithë alkool.

Mbrojtja argumentoi se ata nuk kishin ndërmend të vrisnin djalin dhe se ata nuk besonin se ai do të vdiste si rezultat i veprimeve të tyre. Ata argumentuan se të pandehurit duhet të vuajnë jo më shumë se katër vjet burg.

Prokurorët, të cilët kërkonin dënime me burg prej të paktën 12 vjetësh, thanë se viktima ishte sulmuar fizikisht deri në katër orë para vdekjes së tij të premten më 4 dhjetor në rrethin Koskela të Helsinkit.

Ata thanë se djemtë kishin planifikuar paraprakisht për ta lyer viktimën e tyre me alkool. Viktima besohet të ketë mbetur në vendin e ngjarjes pa ndjenja dhe asnjë nga sulmuesit e tij nuk i lajmëroi autoritetet gjatë fundjavës.

Ai u zbulua deri të hënën tjetër nga punëtorët e ndërtimit jo shumë larg një spitali, tha policia.

Arrestimet u bënë pasi nëna e njërit prej tre djemve kontaktoi policinë./albeu.com

 

 


Shtuar 4.09.2021 18:39