Vranë 25-vjeçarin me ngjyrë, gjykata dënon me burgim të përjetshtëm 3 autorët

Një baba dhe i biri janë dënuar me burgim të përjetëshëm, pa mundësinë e lirimit me kusht, për vrasjen e një vrapuesi me ngjyrë.

Gjykata u shpalli fajtor Travis dhe Gregory McMichael dhe fqinjin e tyre, William Bryan, për vrasjen e Ahmaud Arbery në shkurt 2020.

Bryan mori gjithashtu dënimin maksimal të përjetshëm, por iu ofrua mundësia e lirimit me kusht në 30 vjet.

Gjykatësi tha se McMichaels nuk kishin treguar pendim apo ndjeshmëri për Arberyt.

Gjykatësi Timothy Walmsley tha se ai u dha atyre dënime të rënda pjesërisht për shkak të fjalëve dhe veprimeve të tyre “të pamenduara” të kapura në video.

Përpara vendimit të tij, familja e Arbery bëri thirrje për dënimet më të ashpra të mundshme për tre burrat, si një mjet për të sjellë “mbylljen e një kapitulli të vështirë” në jetën e tyre.

Rasti ka ngritur pikëpyetje në lidhje me drejtësinë racore në jug të SHBA-së.

25-vjeçari i vrarë ishte një banor i Brunswick, Georgia, dhe ndërsa ishte duke vrapuar në një lagje ngjitur, treshja e ndoqi dhe e futi në qoshe dhe e vranë.

Të pandehurit argumentuan se vepruan në vetëmbrojtje ndërsa tentuan të arrestonin një shtetas të dyshuar për vjedhje, por prokurorët argumentuan se raca ishte një faktor./albeu.com