Votimi për Këshillin e ri të PD-së, Gjana: Rezutatet dalin pas mesnate, kaq delegatë kanë marrë pjesë

Kreu i Komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana ka bërë bilancin paraprak të votimeve për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Demokratëve.

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e sotme, ai tha se nga 7646 delegatë në total, kanë marrë pjesë në votim vetëm 5539 e përkthyer në 69.8%.

Ai thotë se procesi i numërimit të votave po vijon në të 14 komisione. Nga lista prej 598 kandidatësh do zgjidhen 300 anëtarë.

Prej tyre, sipas Statutit të PD-së, duhet të jenë minimalisht 90 zonja dhe zonjusha dhe 45 anëtarë nga FRPD.

“Një pjesë e të dhënave janë thënë. Përfundimisht rezulton se numri i delegatëve gjithsej bazuar në Statutin e PD-së është 7646 delegatë. Në raportimet që janë bërë nga sekretaria e Kuvendit. Në çelje të punimeve të Kuvendit kanë qenë të pranishëm 5703 të delegatëve. Pas përpunimit të procesverbaleve të kutive të votimit në 14 komisione, rezulton që kanë marrë pjesë në votim 5539 delegatë. Diku tek 69.8% të numrit të delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Nuk kanë marrë pjesë në votim 364 delegatë. Po vazhdon procesi i numërimit në 14 komisione. Numri i kandidatëve është i madh. Janë 598 kandidatura për 300 vendet e këshillit kombëtar. Shpresoj që sot pas mesnate, procesi zgjat. Do nxirret kjo listë. 90 minimalisht do jenë zonja dhe zonjusha, 45 do jenë nga FRPD ndërsa pjesa tjetër do jetë nga emrat e tjerë. Kjo është situata e deritanishme” – tha Gjana.


Shtuar 17.07.2021 21:12