Von der Leyen: Gati të nisim negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Komisioni Europian njofton se është gjithçka gati për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidentja e institucionit të rëndësishëm të BE, Ursula von der Leyen, njoftoi se pati një bisedë telefonike të mirë me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, me të cilin diskutoi për propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen.

“Përshëndet lajmet se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshje që adreson shqetësimet dhe interesat e palëve. Komisioni Europian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapin e radhës në rrugëtimin e tyre europian”, shkruan Von der Leyen në një njoftim në Twitter./albeu.com