Volumi në maksimum shqetëson pushuesit në Durrës, nisin hetimet për pronarin e hotelit dhe muzikantin

Plazhet e vendit tonë në jug dhe Durrrës kanë nisur të mbushen me turistë por edhe vendas. Javët e fundit policia ka marrë akion për parandalimin e shkekjeve për të siguruar qetëinë e pushuesve.

Dhjetëra mjete lundruese dhe drejtuesit e tyre janë ndaluar dhe gjobitur nga policia për mungesë të dokumentacioneve.

Sakaq ditën e sotme policia e Durrësit ka ndaluar dhe ka nisur hetimet për pronarin e një hoteli dhe një muzikanti, pasi akuzohen për prishje të qetësisë publike, pasi kishte vënë muzikë të lartë në hotel.

Njoftimi Policisë

Durrës/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin e ndotjes akustike.

Prishi qetësinë publike, duke shqetësuar banorët dhe pushuesit, pasi kishte vënë muzikë të lartë, në një hotel, procedohen penalisht pronari i hotelit dhe muzikanti.
Sekuestrohen pajisjet muzikore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve dhe pushuesve, nga muzika e lartë në lokale, kanë ushtruar kontrolle në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në një hotel te shkëmbi i Kavajës.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe pushuesit, dhe menjëherë kanë bërë sekuestrimin e pajisjeve që gjeneronin muzikën.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetesisë publike”, shtetasit: A. A., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës (pronari i hotelit) dhe Xh. I., banues në Korçë (muzikant).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës./albeu.com/


Shtuar 10.06.2023 11:01

Tags: ,