Vokshi ashpërson tonet në Kuvend: Dhuna ushtrohet këto nga vetë gratë

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka deklaruar sot nga Kuvendi se në këtë institucion janë vetë gratë që ushtrojnë dhunë ndaj nuk mund të flitet për dhunë. Vokshi mori si shembull gratë drejtuese të kuvendit për të cilat tha se thërrasin gardën për të ushtruar dhunë.

“Doja t’i referohesha fjalës së koleges Gjonaj, më duket hipokrizi e madhe të flasësh për dhunë ndaj grave në këtë Parlament kur dhuna më e madhe vjen po nga gratë. E mbani mend kur gratë nuk lejoheshin të hynin në këtë sallë Parlamenti sepse urhdërohej garda nga një grua, Lindita Nikolla, që të ndaleshin nga gardistët, të dhunoheshin nga gardistët.

Gjithashtu ju kujtoj këtu se sa herë gratë e opozitës janë dënuar nga sekretariati i etikës që kryesohet nga po një grua duke ju hequr jo vetëm ditën, por duke ju hequr dhe pagën, pra për të mos çuar dhe pagën në familje. Dhe dua tu kujtoj se në krye të këtij parlamenti janë po dy gra që që ushtrojnë dhunë sistematike…”, tha ndër të tjera Vokshi.


Shtuar 18.07.2024 17:22

Tags: ,