Vokshi akuza PS: Të ndihemi të turpëruar, paratë e sterilizimit po paguajnë që ky komision të pengojë hetimin

Ditën e sotme, po mbahet mbledhja në komisionin hetimor për PPP në Shëndetësi.

Kryetarja Albana Vokshi, ka akuzuar anëtarët e mashorancën në komision, se po paguhen nga paratë e përfituara nga sterilizimet që të pengojnë punën në komision.

“Po bëhet një muaj që presin shkresat për kërkesë për informacion. A keni turp ju apo jo. Duhet të ndihemi të turpëruar se po paguhen energji, para të taksapaguesve që kemi ardhur këtu për të hetuar. Paratë e sterilizimit po vijojnë që të paguajnë që ky komision të pengojë hetimin”, tha ajo.


Shtuar 25.04.2024 12:16