Vodhi para në një banesë në Britani, shqiptari: Doja të shlyeja borxhet që u kisha trafikantëve

Fatmir Limani është 23-vjeçari që u arrestua në Britani për vjedhjen e një banese.

I riu shqiptar pritet të dëbohet nga vendi pasi të lirohet.

Ai ka thënë para drejtësisë britanike se me paratë e vjedhura do të shlyente borxhet që u kishte trafikantëve, pasi kishte mbërritur në Britani në rrugë ilegale dhe në dëshminë e tij tregoi se duhet t’u paguante trafikantëve 25,000 £./albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 10:20