Policia e Tiranës, ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi vodhi një shumë parash në një market në Rrugën e Dibrës.
Uniformat Blu, kanë sekuestruar shumën e parave të vjedhura, si dhe veshjet dhe sendet e përdorura gjatë krimit në cilësinë e provës materiale.
Bëhet me dije se i arrestuari është me precedent në të njëjtën fushë.
Njoftim i Policisë:
Menjëherë pas njoftimit për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit, në një subjekt në Rrugën e Dibrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap dhe u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdoruara gjatë krimit, si dhe një send i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.