Një 23-vjeçar nga Kukësi është arrestuar, pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 23-vjeçari vodhi dje një makinë “ML 270”, në pronësi të shtetasit B. C.
Makina e vjedhur është gjetur nga Policia, i parkuar përpara banesës së shtetasit M. I. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 rasteve të vjedhjes të pronës. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin M. I., 23 vjeç, banues në fshatin Topojan, Kukës.
Ky shtetas dyshohet se në datën 10.03.2023, në lagjen nr. 3, Kukës, ka vjedhur automjetin tip “ML 270”, në pronësi të shtetasit B. C.
Automjeti i vjedhur është gjetur nga Policia, i parkuar përpara banesës së shtetasit M. I. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 rasteve të vjedhjes të pronës. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./AlbEu.com.