Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin Drisht.
Disa ditë më parë, policia ka arrestuar dhe shokun me të cilin 19-vjeçari kreu vjedhjen.
Këta shtetas, paraditen e datës 2 prill 2021, në fshatin Drisht, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com