Vodhi argjendarinë në Fier, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili vodhi bizhuteri i floriri, në një argjendari në qendër të qytetit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Sh. K., 35 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 25.03.2024 14:57