Vodhën produkte nga një dyqan në Lezhë, policia ndalon dy adoleshentët

Policia e Lezhës, pas kallëzimit se disa shtetas kishin vjedhur produkte në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore për identifikimin e autorëve të rastit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, njëri prej tyre 17 vjeç, tjetri 16 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 26.03.2024 19:12

Tags: