Vlorë/ Policia operacion blic, shoqërohen 15 persona

Gjatë gjithë natës, forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë, kanë zhvilluar një operacion  të shtrirë në Vlorë, Sarandë e Delvinë.

Nga burime paraprake, bëhet me dije se janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Mësohet se të gjithë personat e ndaluar janë shoqëruar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje.

Nga policia nuk ka ende në njoftim zyrtar për operacionin, ndërsa priten detaje të tjera në orët në vijim.


Shtuar 16.12.2024 10:48