Vlorë – Grabitën banesën e marrë me qera nga 2 të huaja, shpallen në kërkim 2 persona

Dy persona, njëri 39 dhe tjetri 41 vjeç, banues në Vlorë janë shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja, njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë vjedhur një shumë prej 500 Euro, një aparat celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë, falë veprimeve të shpejta hetimore, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit A. T., 39 vjeç, dhe K. B., 41 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Këta shtetas dyshohen se më datë 06.12.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja, njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane, një shumë prej 500 euro, një aparat celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.

Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.12.2024 14:32