Vlonjati i alkoolizuar i djeg të ëmës shtëpinë, para disa ditësh e kishte dhunuar (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zjarrin e rënë në banesën e 59-vjeçares në Vlorë.

Pronarja e shtëpisë në një pronocim për mediat ka treguar se shtëpinë ia ka djegur i biri i alkoolizuar, pas një konflikti që ka pasur me të.

“Mua nuk më ka mbushur 6 muaj burri akoma që kur është varuar këtu në shtëpi. Unë nga frika që burri u var, vajta te djali i madh. Ndenja nja dy muaj, por ky pinte dhe unë nuk mund ta duroja dot më dhe i thashë do iku. Piu dhe më tha ik në shtëpinë tënde. Erdha në shtëpinë time. Mora rrobat e trupit dhe erdha në shtëpi. Ai para ca ditësh erdhi më rrahu. Kisha djalin e vëllait këtu, 18 vjeç. Më tha: ‘Po ti pse e mban këtë këtu’. E mbaj, i thashë. Djali pi, por atë ditë që më rrahu mua nuk kishte pirë. Sot më mori vajza në telefon dhe më tha ‘mami ik nga shtëpia se po vjen Klodi i pirë”. U fut djali brenda dhe i vuri flakën”, tha zonja.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. M, 59 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes/albeu.com


Shtuar 7.09.2021 20:37

Tags: ,