Po zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetueseseanca e tretë për padinë që ka bërë grupi i Partisë Demokratike për operacionin kundër ndërtimeve pa leje.
Pasi dy shtyrjeve të para, Gjykata Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimin e kësaj kërkesë nga PD. Gjykata ka pranuar Marash Logun si përfaqësues të deputetëve demokratë në seancë
28 deputetë demokratë kanë dhënë firmën e tyre dhe autorizuan Logun si përfaqësues të tyre në seancë, kërkesë kjo që u bënë seancën e javës së kaluar nga Gjykata.
Kujtojmë se në seancën e datës 26 prill, Gjykata kërkoi shtyrën e seancës, pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë.
Deputeti Gazment Bardhi e cilësoi këtë një akt të paprecedente, pasi në historinë 32-vjeçare, ka mjaftuar për autorizim vetëm firma e Kryetarit të Grupit Parlamentar. 29 deputetet e PD kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancën e sotme, si dhe Gazment Bardhin e Dhurata Çupin