Aktori shumë i dashur turk, Kıvanç Tatlıtuğ është bërë baba për herë të parë në moshën 38 vjeç.
Tatlitug, e ka bërë të ditur lajmin e lumtur në llogarinë e tij në Twitter.
Ai shkruan për ndjenjën e jashtëzakonshme të të ndjerit baba dhe falënderon të gjithë për urimet.
“Faleminderit Zot, ne e kemi marrë Kurt Efen tonë në krahë me shëndet të mirë. Lumturia jonë është e papërshkrueshme. I dhuroftë kujtdo që e dëshiron. Başak dhe unë ju falënderojmë shumë për të gjitha urimet tuaja të mira. Jam i lumtur që ju kam”, shkroi ai./albeu.com