Aktori Donald Veshaj duket se i është futur me kokë muzikës.
Ditën e djeshme Donaldi ka paralajmëruar këngën e tij më të re.
Me anë të një postimi në Instagram, aktori shfaqet në det, krahas së cilave ka shkruar edhe një tekst, por kjo e fundit është interpretuar nga fansat si një dedikim për Bora Zemanin.
View this post on Instagram
“Te kuptoj me mire me sy se me fjale…”, shprehet ai.
Por a është vallë një dedikim për Borën apo Beatrixën?
Pasi dhe tek kënga e Beatrix Ramosaj kushtuar Donaldit gjatë periudhës ku ky i fundit ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother” janë përdorur fjalët: “Momente, sy në sy pa fjalë po më kupton”.
Duket se Donaldi dëshiron të trazojë sërish ujrat në lidhje me dy vajzat.
Por se me kë kupton më mirë me sy sesa me fjalë Donaldi ende nuk e dimë pavarësisht fotove që qarkullojnë në rrjet midis tij dhe Borës.
Kujtojmë se cifti ende nuk e ka pranuar rikthimin tek njëri-tjetri pavarsisht fotove dhe video-ve të publikuara nga fansat ku Donaldi dhe Bora shihen së bashku./albeu.com