Të ftuar tek “Shihemi në gjyq” kanë qenë Shkëlqimi së bashku me nënën e tij Sheje e cila i kërkon të birit të kthejë nusen në shtëpi. Nusja i është larguar pas një zënke mes tyre. Ajo filloi punë në një lokal e mesa duket kjo gjë u bë dhe shkaku i grindjeve në shtëpi.
Shkëlqimi tregon se ka ardhur i vjehrri tek shtëpia dhe ka tentuar ta therë me thikë.
Eni Çobani: Pse kjo punë ka sjellë këtë problematikë. Shkëlqim për çfarë ishte kjo punë problematika që solli më pas deri në urdhër mbrojte dhe tani në divorc? Ti do ta heqësh nga puna në qoftë se e merr?
Shkëlqimi: Jo, unë nuk e heq nga puna.
Shkëlqimi tregon se në Gjermani ka pasur një konflikt me një fshatarin e tij dhe gruaja e ka takuar këtë person pa dijeninë e tij dhe ka folur me të. Ai e mori vesh dhe filloi debati.
Shkëlqimi: E mora vesh nga djali.
Eni Çobani: Çfarë të keqe ka që ajo foli me të?
Shkëlqimi: Asnjë gjë të keqe, unë madje jam ulur tek ballkoni dhe i kam thënë bravo grua të paskam besnike. Mirë këtë, po tek puna çfarë më bën? Se ti po takon hasmin. Si i bie ky muhabeti. I mora prindërit e saj në telefon, i thashë hajdeni këtu, kështu, kështu jo të bijë. Ikën, iku të nesërmen në punë, pastaj sjell të atin me makinë , të vëllain e të ëmën. Erdhën tek shtëpia, i thashë juve mbrëmë erdhën, çne sot prapë tek shtëpia? Ka ardhur nga 9 pa një çerek të darkës. I thashë mirë se erdhëm, ai tek shkallët më nxori thikën e desh më çau.
Eni Çobani: Vjehrri e bëri këtë veprim, kishte thikë me vete për të të vrarë ty?
Shkëlqimi: Po. Rudina ka dalë para të atit dhe i tha baba çfarë bëre.
E ëma i kërkon Shkëlqimit që ta falë Rudinën dhe t’i lutet që të kthehet në shtëpi. /tvklan.al