Një ngjarje e rëndë ka dodhur mesnatën e së dielës në rrugën “Levidou” në qendër të Kfissia të Greqisë, ku një grua 52-vjeçare u tërhoq zvarrë në përpjekje për t’a grabitur.
Sipas Protothemës, gruaja ishte duke ecur me shoqen e saj në një nga rrugët kryesore të qytetit, kur një automjet tip Fiat. Shoferi misterioz shtyp gazin dhe pasi e përplas, e tërheq gruan zvarrë dhe në fund ajo përfundon duke u përplasur në një tjetër automjet.
Pastaj autori iu afrua asaj dhe para se viktima të reagonte, ai i rrëmbeu çantën që ajo mbante në shpatullën e saj të djathtë. Ishte ngjyrë bezhë dhe përmbante portofolin e saj, ID, kartat e kreditit, patentën e shoferit dhe çelësat e shtëpisë dhe makinës së saj. /albeu.com/