Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 8 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta.
Të lidhura
None found
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 37 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit I. N.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P. D., 55 vjeç, A. K., 53 vjeç, B. E., 39 vjeç, A. H., 44 vjeç, G. S., 35 vjeç dhe L. Sh., 34 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 23.05.2021, shtetasi S. B., 24 vjeç, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke rrezikuar jetën 3 këmbësorëve, njëri prej të cilëve nga irritimi ka goditur motorin me një send të fortë.
•Me datë 23.05.2021, në rrugën “Reshit Çollaku” një person i paidentifikuar ka vjedhur 16.000 lekë të reja në banesën e shtetasit J. V. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
