Vjedhja e të dhënave në TIMS, Rama e mohon: Histori e manipuluar, problem teknik i brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka mohuar skandalin me vjedhjen e të dhënave TIMS. Në një komunikim me gazetarët, Rama tha se kjo është një histori e sajuar nga persona që kanë humbur pushtetin nga këto të dhëna. Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça akuzohet se ka urdhëruar shkarkimin dhe vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.

Sipas emailit të punonjësve të Policisë së Shtetit, Muça ka urdhëruar verbalisht të gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të të dhënave të sistemit TIMS në një hardisk të jashtëm.

Rama: Për të dytën nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Është një histori e nxjerrë dhe manipuluar nga njerëz që kanë humbur pushtetin mbi ato të dhëna mbi policinë e shtetit. Hetimi i brendshëm është kryer i plotë dhe nuk ka asnjë shqetësim. Nuk jam në dijeni të deklaratës së ambasadorit amerikan, se nuk kemi për momentin. Por nuk e di pse i dërguari me atë punë ka bërë deklaratë për këtë gjë, ndërkohë që ne kemi komunikim të vazhdueshëm me ta dhe i kemi dhënë të gjitha sqarimet. Ajo gjë nuk ka ndodhur. Është një problem teknik i brendshëm, ata kanë punën e tyre dhe janë të monitoruar. Hetimi është bërë dhe kjo nuk ekziston.

Pak ditë më parë përfaqësues të ambasadës amerikane, në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, i kërkuan këtij të fundit që të kryhen hetimi lidhur me ndërhyrjet e raportuara në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit.

/Albeu.com/


Shtuar 25.08.2023 14:24

Tags: ,