Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden ka zhvilluar një takim surprizë për Ditën e Nënës me homologen e saj ukrainase, Olena Zelenskyy, në një vizitë të papritur në Ukrainë.
Biden udhëtoi nën petkun e fshehtësisë, duke u bërë amerikani i fundit i profilit të lartë që hyri në vendin e shkatërruar nga lufta. Vizita e saj pason ndalesat e fundit në Kiev nga kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi dhe anëtarë të tjerë të Kongresit, si dhe një udhëtim i përbashkët i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin për t’u takuar me Presidentin Zelenskyy.
Zonja e parë udhëtoi me automjet për në qytetin Uzhhorod nga një fshat sllovak që kufizohet me Ukrainën.