Tritan Shehu reagon për vizitën e Blinken në Tiranë: Vjen në një moment të rrezikshëm për rajonin

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e konsideron shumë të rëndësishme vizitën e paralajmëruar për të enjten nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke theksuar se kjo vizitë vjen në një moment të rrezikshëm për rajonin.

Shehu thekson se në rajon është deformuar e drejta e votës si dhe janë forcuar autokracitë, ndërsa nënvizon se vizita nuk mund të interpretohet si “qokë” ndaj Ramës.

Reagimi i plotë:

“Blinken, vizite shume e rëndësishme per Shqipërinë e Rajonin! E drejtuesit te diplomacise se partnerit tone kryesor gjeopolitik, “kampionit” te demokracise e vlerave, ShBA! Vecanerisht e tille kjo ne keto momente te rrezikeshme per Rajonin, plot interferenca destabilizuese nga Lindja. Te shoqeruara nga provokacionet deri tek “inisiativat a projektet” me origjine dhe kah shtyrese prej andej, diametralisht te kunderta me ato te BE. Deformimesh te thella te demokracise, te drejtes e votes se lire ne vendin tone dhe keto hapesira! Me pasoja forcimin ne Rajon te autokracive e autokrateve te modelit lindor, te cilet dhe parlamentarizmin po e shkaterrojne, opoziten kerkojne ta emerojne! Qe pa dyshim behen pengesa serioze per te ardhmen tone Europiane e Perendimore. Ndesh keto jo vetem me interesat tona egzistenciale, por dhe me ato te vete ShBA, parimet e vlerat e saj.…Dhe ne sinkron me sa shkrova, desheroj tu them disa “zedhenesve” te Qeverise, qe me propaganden e deklaratat e tyre te zvjerdhura per kete eveniment… Ne fakt ja ulin vlerat e verteta asaj e mesazheve te rendesishme, qe transmeton. Sepse nje vizite e ketij nivel as nuk duhet te tentohet te interepretohet, ne fakt as nuk mundet te kete ngjyrat e nje “qoke” a “dekorate” per Ramen e qeverisjen e tij… Sic po degjoj me habi disa “obortare” te rregjimit, te kerkojne ta transformojne ate.


Shtuar 14.02.2024 17:09