Vizita e Ursula von der Leyen në Tiranë, zbardhet agjenda

Kryeministria ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e nesërme në Tiranë, të presidentes të Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Në njoftimin e Kryeministrisë, thuhet se Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00, ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Njoftim për mediat:

Të nderuar kolegë të medias,

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën pasditen e nesërme (23 Tetor 2024).

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pritet të mbërrijë në Kryeministri në orën 15:00 ku do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gazetarët, operatorët dhe fotografët do të aksesojnë Ceremoninë e Pritjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.

Pas takimit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës”, thuhet në njoftim.


Shtuar 22.10.2024 15:04