Vizita e Blinken në Tiranë, Rama i uron mirëseardhjen

Mëngjesin e kësaj të enjteje, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, i ka uruar mirëseardhjen sekretarit amerikan, Antony Blinken.

“Mirëmëngjes”, shkruan kryeministri në një postimin e tij, teksa ka postuar edhe një foto të diplomatit amerikan.
Blinken do të mërrijë në Rinas në orën 11:00 dhe do të qëndrojë në kryeqytet deri në 20:00.

Ai do të takohet me kryeministrin Rama, presidentin Bajram Begaj, si edhe me një grup të rinjsh tek piramida.


Shtuar 15.02.2024 08:35