Viti i Ri 2024 mbërrin edhe në Azi, Japoni dhe Kore

Viti i Ri 2024 ka trokitur edhe në Korenë e Jugut, Korenë e Veriut dhe Japoni.


Në Seul, një ceremoni e tingëllimit dhe numërimit mbrapsht është zhvilluar në pavijonin Bosingak.

Pheniani i ka thënë lamtumirë vitit 2023 me një shfaqje fishekzjarre në sheshin Kim II Sung.

Ndërsa në Tokio, turma njerëzish janë mbledhur në një tempull në qendër të kryeqytetit për të parë një ceremoni tradicionale të këmbanave, të njohur si Joya no Kane.


Shtuar 31.12.2023 17:28