Një tërmet me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter ka tornditur sot Malatya-n e Turqisë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në rajonin Kahramanmaras që u rrafshua nga tërmetet vdekjeprurëse me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë që lanë pas më shumë se 47,000 të vdekur dhe qindra mijëra të zhvendosur.
Si pasojë e tërmetit të ri, disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmetet e mëparshme janë shembur. Autoritetet turke flasin për një të vdekur dhe katër të plagosur deri më tani.
Sipas autoriteteve turke, tërmeti është regjistruar në orën 12:04 me orën lokale, ndërsa thellësia fokale ishte vetëm 6.9 kilometra. /albeu.com