Vijon në Kukës vaksinimi i bluzave të bardha nga Kosova

Në Kukës nis dje vaksinimi antiCOVID për 500 mjekët dhe infermierë të spitaleve të Kosovës duke u siguruar edhe një mbrojtje më të mirë atyre që i shërbejnë pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, bën të ditur se edhe sot në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së parë.

Vaksinimin antiCOVID po injektohet te mjekë dhe infermierë të gjithë sistemit shëndetësor në Kosovë, ata të vijës së parë, por edhe të spitaleve të tjera, jo vetëm të Prishtinës, shkruan atsh.

Në planin kombëtar të vaksinimit janë përfshirë edhe mjekë të urgjencave, reanimacioneve, të vijës së parë.

Shtuar 21.03.2021 11:03