Vijon beteja me flakët në Mallakastër, era e fortë aktivizon sërish zjarrin në Drenie

Vijon beteja me flakët në Mallakastër, ku situata mbetet problematike në krahun e Drenies. Era e fortë që ka nisur prej mesditës ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke aktivizuar sërish vatrat e zjarrit dhe duke e vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren.

Forcat zjarrfikëse të Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit vijojnë punën nga toka për izolimin e vatrave dhe frenimin e avancimit të flakëve.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, ka nisur edhe operacioni nga ajri me helikopter, i cili po ndërhyn në zonat ku terreni i vështirë e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa forcat në terren po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.


Shtuar 9.08.2026 15:38

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet Giriş